Sveçla, thirrje Vuçiqit: Ndaloni aktet e dhunshme dhe terroriste ndaj qytetarëve të Kosovës
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka thënë se po vazhdon ndjekja dhe kërcënimi i qytetarëve serbë që po pranojnë simbolet legale të shtetit të Kosovës.
Në “Twitter” ai ka njoftuar se gjatë ditës së sotme një tjetër pjesëtar serb i Policisë së Kosovës është kërcënuar, me ç’rast i është djegur makina vetëm pse ajo kishte targa RKS.
Ai i ka bërë thirrje presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiqi, që të ndalojë së përkrahuri veprimet e dhunshme që ushtrohen ndaj qytetarëve që i qëndrojnë besnik shtetit të Kosovës.
“Tendencat për të ndjellë frikë vazhdojnë. Sot një tjetër oficer serb i Policisë së Kosovës është sulmuar nga strukturat ilegale, të cilat dogjën veturën e tij me targa legale RKS. Kjo është një thirrje e hapur për t’u luftuar institucionet e Republikës së Kosovës. I kërkojmë Vuçiqit të ndalojë së përkrahuri veprimet e dhunshme dhe terroriste ndaj qytetarëve besnikë të Republikës së Kosovës”, thuhet në postimin e Sveçlës.
The fear-mongering tendencies continue. Today another Serbian KP officer was assaulted by illegal structures who burned his car with legal RKS plates.This is an open invitation to fight RKS inst. We ask Vucic to stop supporting violent & terrorist acts towards loyal RKS citizens.
— Xhelal Sveçla (@XSvecla) September 19, 2022