Sveçla thotë se sot do të vaksinohet me “AstraZeneca”

08 korrik 2021 | 13:43

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka bërë me dije se sot do të vaksinohet me dozën e parë të vaksinës “AstraZeneca”.

Ai iu ka bërë thirrje të gjithë qytetarët që plotësojnë kriteret e vendosura nga Ministria e Shëndetësisë dhe të aplikojnë për vaksinim.

“Duke ndjekur udhëzimet e Ministrisë së Shëndetësisë dhe aplikacionit e-Kosova, kam aplikuar dhe kam caktuar terminin për tu vaksinuar. Sot në ora 16:00 do të jem në Sallën 1 Tetori për të marrë dozën e parë të vaksinës të llojit AstraZeneca, e aprovuar nga OBSH. Ftoj të gjithë qytetarët që plotësojnë kriteret e vendosura nga MSh, të aplikojnë dhe të vaksinohen pasi kjo do të përshpejtojë normalizimin e jetës sonë”, ka shkruar Sveçla

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Llapi i drejtuar nga Tahir Batatina synon të befasojë KF…