Sveçla: Tre të arrestuar për sulme ndaj gazetarëve në veri, nuk do të ndalemi

19 qershor 2023 | 15:41

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka bërë me dije se në tri ditët e fundit, janë arrestuar tre persona për sulmet brutale dhe kriminale ndaj gazetarëve që raportojnë nga veriu i vendit.

“I arrestuari i tretë, i radhës, është Urosh Vukasinoviq. Këta kriminelë, të cilët po marrin urdhra për këto sulme nga Beogradi, tashmë do të përballen me drejtësinë. Nuk do të ndalemi, çdo përgjegjës për dhunën dhe aktet kriminale ndaj gazetarëve, do të arrestohet”, ka shkruar Sveçla në “Faebook”.

Ai ka thënë se Republika e Kosovës është vend shembull i funksionimit të demokracisë, dhe nuk do të lejojnë askënd, me asnjë çmim të sulmojë qytetarët, të frikësojë raportimin e gazetarëve dhe cenojë rendin tonë kushtetues.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Boksieri kosovar Robin Haxhi Krasniqi meçin e radhës të karrierës…