Sveçla tregon arsyen e vendosjes së barrikadave në veri

11 dhjetor 2022 | 13:45

Ministri i Punëve të Brendshme (MPB), Xhelal Sveçla, ka bërë me dije se mbrëmjen e 10 dhjetorit janë ngritur gjashtë barrikada në Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok. Ai ka thënë se pikëkalimet kufitare Jarinje dhe Bërnjak janë ende të mbyllura për arsye sigurie.

Sipas tij, barrikadat janë vendosur pas arrestimit të ish-polici i Policisë së Kosovës, Dejan Pantiq, me arsye, siç ka thënë ai, pengimin që ai të dërgohej në jug, pas caktimit të masës së ndalimit prej 48-orësh.

Gjithashtu, ai ka thënë se mbrëmjen e 10 dhjetorit është shkëmbyer zjarr afër digës së Ujmanit.

“Në disa lokacione janë hedhur shok-bomba, ndërsa njësitet policore kanë shkëmbyer zjarr me disa grupe kriminale pas një sërë sulmesh të organizuara nga këto grupe, pranë digës së liqenit të Ujmanit. Pas shkëmbimit të zjarrit situata është vënë nën kontroll dhe është nën vëzhgim shtesë”, ka thënë Sveçla në një konferencë të përbashkët me kryeministrin Albin Kurti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është deklaruar për media pas…