Sveçla: U sulmuam me armë gjatë testimit për patrullim në liqenin e Ujmanit

08 shtator 2022 | 23:55

Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka thënë se nga sot Policia e Kosovës do të patrullojë nëpër liqenin e Ujmanit.

Sveçla në emisionin ‘dPt te Fidani’ në T7 tregoi se gjatë testimit, rreth dy javë më parë janë sulmuar nga kriminelët nga ana tjetër e liqenit.

“Kemi pas para dikun 2 javësh, kur ne kemi bërë një testim me që rast jemi sulmuar me armë nga kriminelët nga ana tjetër e liqenit, prandaj kemi bërë përforcime të nevojsheme që t’I evitojmë raste të tilla”, tha Sveçla.

Tutje, ai tha se Policia e Kosovës tanimë është më e përgatitur për patrullimin në këtë pikë kufitare.

“Policia tashmë është më e përgatitur më mirë. Kemi një numër modest barkash, mjaftueshëm për kontrollim për në fillim”, tha ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trup i bukur, me muskuj dhe i palestruar: të gjithë…