Sveçla: Veprimtaria e ‘Mbrojtjes Civile’ dhe ‘Brigadës së Veriut’ do të ndëshkohet sipas legjislacionit

29 qershor 2023 | 13:12

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla  ka thënë se institucionet e Kosovës do të ndërmarrin të gjitha veprimet për zbatimin e vendimit të Qeverisë, e cila në mbledhjen e sotme ka shpallur organizata terroriste “Mbrojtjen Civile” (Civilna Zashtita) dhe “Brigadën e Veriut” (Severna Brigada) .

Sveçla në një konferencë për medie, ka thënë se në bazë të dhënave nga institucionet e sigurisë  janë të informuar se terrorizmi dhe ekstremizmi i dhunshëm veprojnë në veri të vendit.

“Duke thirrur në analizat dhe vlerësimet e sigurisë nga institucionet tona jemi informuar se terrorizmi dhe ekstremizmi vendor është prezentë në pjesën veriore të Mitrovicës. Kemi informata  të sakta se gurpe tashmë të identifikuara nga institucionet tona kanë kryer akte të shumta terroriste në vendin tonë. Qëllimet kryesore të tyre janë cenimi i sigurisë shtetërore më saktësisht destabilizimin e rendit kushtetues të Kosovës. Veprimtaria e tyre është e paligjshëm dhe do të ndëshkohet sipas legjislacionit në fuqi”, ka thënë Sveçla.

Ai ka përmendur se këto dy organizata kanë kryer një sërë sulmesh në veri, ndaj institucioneve të Kosovës, siç janë ato ndaj objekteve shtetërore, policisë, por edhe ndaj KFOR-it, gazetarëve,  etj.

Sveçla ka thënë se këto grupe janë të financuara mjaftueshëm dhe si dhe janë të organizuara.

Por, ai ka thënë se do të ndërmarrin të gjitha veprimet që parandalimin e aktiviteteve të tyre.

“Institucionet e Kosovës do të ndërmarrin veprime adekuate për zbatimin e këtij veprimi në përputhje me proceduarat relevante dhe kornizën ligjore si dhe praktikat ndërkombëtare. Vendimi që organizatën ‘Mbrojtjen Civile’ (Civilna Zashtita) dhe ‘Brigadën e Veriut’ (Severna Brigada)  për ti shpallë  si grupe terroristet vjen si reagim i domosdoshëm i mbrojtjes së jetës, pronës dhe rendit kushtetues”, ka thënë ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Profilet në një platformë shkencore të eksponentëve të Lëvizjes Vetëvendosje,…