Sveçla viziton pikën kufitare në Jarinjë
12 nëntor 2022
| 18:20
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka vizituar sot pikën kufitare në Jarinjë dhe stacionin Policor në Koshtovë të Vllahisë, ku u takua me zyrtarët dhe përgjegjësit policor si dhe zyrtarët e Doganave të Kosovës.
Sveçla, përmes një postimi në Facebook ka shkruar se vendosmëria e gjithë zyrtarëve për të garantuar sundimin e ligjit në çdo cep të Republikës dhe për të shërbyer e mbrojtur qytetarët tanë pa dallim, janë garanca për ruajtjen e paqes dhe sigurisë.