Sveçla viziton sot Preshevën, Bujanocin e Medvegjën

04 janar 2024 | 08:25

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, me ftesë të Këshillit Kombëtar Shqiptar sot pritet të vizitojë Luginën e Preshevës.

Sveçla do të vizitojë komunën e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës si dhe do të takohet me zyrtarët e pushtetit lokal shqiptar atje, po ashtu dhe me Këshillin Kombëtar Shqiptar.

“Fillimisht në orën 09:30 do të takohet me kryetarin e Këshillit Kombëtar Shqiptar, Nevzad Lutfiun në Medvegjë, më pas në orën 12:00 do të qëndrojë në Bujanoc ku do të takohet me deputetin Shaip Kamberi dhe në orën 15:30 do të vizitojë zyrën e Këshillit Kombëtar Shqiptar në Preshevë”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se moti sot në vendin…