Sveçla vlerëson ndihmën e UNDP-së për Kosovën

27 korrik 2023 | 11:24

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka pritur në takim shefin e ri të UNDP-së në Kosovë, Nuno Queiros, të cilin e përgëzoi për detyrën e re.

Në këtë takim ministri Sveçla ka theksuar se për Ministrinë e Punëve të Brendshme, UNDP-ja është një partner i rëndësishëm, ndërsa diskutuan për projektet që janë duke u zhvilluar suksesshëm aktualisht.
Për këtë ministri Sveçla e falënderoi shefin e UNPD-së, për mbështetjen e vazhdueshme që janë duke dhënë për Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe për agjencitë e saj.

Ndërsa shefi i ri në UNDP-së, Nuno Queiros, falënderoi ministrin Sveçla për gatishmërinë e tij për të zgjeruar bashkëpunimin edhe më tutje.

Ai ka theksuar se UNDP-ja do të vazhdojë të mbështesë MPB-në për realizimin e objektivave të saja.

Aktualisht UNDP dhe SEESAC, janë duke e mbështetur fushatën që është duke e zhvilluar Ministria e Punëve të Brendshme për parandalimin e të shtënave festive: “Festo me zemër, jo me armë”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një ndeshje miqësore, por pafundësisht spektakolare është zhvilluar ndërmjet Arsenalit…