Sveçla vlerëson punën e forcave të Karabinierit në Kosovë
12 korrik 2024
| 15:28
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka pritur të premten në takim kolonel Massimo Rosati, komandant i Karabinieri MSU në Republikën e Kosovës.
Ministri Sveçla dhe kolonel Rosati diskutuan për aktivitetet e forcave të Karabinierit, me ç’rast ministri Sveçla shprehu mirënjohjen për shërbimin që forcat e Karabinierit po e kryejnë në Republikën e Kosovës me qëllim që së bashku me institucionet tona të garantojnë ambient të qetë dhe të sigurt për qytetarët tanë.
Të dyja palët u dakorduan për bashkëpunim të mëtejmë si në aspektin profesional mes zyrtarëve tanë ashtu edhe në atë operativ që garanton siguri dhe stabilitet në vendin tonë.