Sveçla, Vuçiqit: Po të presim që nëse vjen pa leje në Kosovë me të çu në burg te shokët e tu
30 qershor 2024
| 15:16
Pasi disa posterë në veri me fotografi të presidenti të Serbisë, Aleksandër Vuçiq me mesazhe “po ju presim Komandant Suprem” u vendosën gjatë natës, ka reaguar ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, duke kërcënuar me burgosje Vuçiqin nëse ia mësyen hyrjes në Kosovës pa marrë leje.
“I paskan ngjitur tinëz gjatë natës disa postera në veri të Kosovës. Aty thonë që po e presin presidentin e Serbisë të vijë duke e quajtur atë ‘komandant’. Nëse është nisur pa kërkesë te Ministria jonë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, edhe ne po e presim të vijë dhe mandej mund ta vizitoni në burg, ku ai i ka tashmë disa miq të tij”, ka shkruar Sveçla në “Facebook”.