Sveçla: Zotohemi që lufta për rend, ligj dhe siguri në veri të vendit nuk do të ndalet

24 shtator 2023 | 17:29

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, është zotuar  që lufta për rend, ligj dhe siguri në veri të vendit nuk do të ndalet.

Në llogarinë e tij në “Facebook”, ai ketë zotim e ka bërë duke kujtuar rreshterin e vrarë sot në Zveçan.

“Rreshter Afrim Bunjaku ra sot në krye të detyrës, në mbrojtje të sovranitetit dhe integritetit territorial të Republikës. Ne zotohemi, që lufta dhe përpjekja e Afrimit dhe gjithë pjesëtarëve të Policisë së Kosovës për rend, ligj dhe siguri në veri të vendit nuk do të ndalet”, ka shkruar Sveçla.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Feronikelit ‘74 ka marrë fitore spektakolare në kuadër të javës…