SVETLLANA DHE LUFTA

22 nëntor 2019 | 15:56

 LULZIM TAFA

SVETLLANA DHE LUFTA

Kur përfundoi së numëruari
Shtatëdhjetë e shtatëmijë veteranët e luftës
Ali Podrimja
Plasi e tha
Merreni këtë liri
E n ‘rrotë t’samës.
Atë nanë mashtruesve

Mos u bëj fëmijë bre
I thashë
E me besue
Se pasha të madhin
Burrat rrejnë
Kur flasin për luftë
Dhe për seks
Po nuk më besove mua
Lexoje Svetllana Aleksieviqin
Dhe e sheh
Sa kurva u dha gji
Luftëtarëve

PARISI

 

Parisi u zgjua herët
Trishtueshëm
Një kamikaz
E bën be rrejshëm Musafin
Kryebashkiaku urdhëroi hamallët
T’i mbledhin rrugëve gjymtyrët
Ne të tjerët kafshuam buzën
Kur dëshmitarët u thanë autoriteteve
Se kamikazi para se ta vriste veten
Vrau Parisin
Dhe e bëri be rrejshëm
Musafin

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
SHKELZEN HALIMI GJEOGRAFIA E DHEMBJES Në këtë rrugë pa fund…