Swiatek e fiton Roland Garrosin

10 qershor 2023 | 20:09

Bartësja numër një në botë, Swiatek ka arritur të fitojë Grand Slamin e Francës, Roland Garros.

Polakja në finale e mposhti Karolina Muchovan me rezultat 2:1 në sete.

Swiatek ishte më e mirë se çekja në setin e parë, duke e fituar me shifrat 6:2.

Në të dytin, Muchova që është e 43-ta në botë arriti të rikthehej duke e barazuar rezultatin në sete 1:1, pasi triumfoi 5:7.

E në setin vendimtar, Swiatek dëshmoi pse është bartësja numër një në tenis, duke fituar 6:4 dhe duke u kurorëzuar me trofeun e Grand Slamit francez.

Nesër luhet finalja në konkurrencën e meshkujve.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pronari i Manchester City, Sheiku Mansour, do të ndjekë nga…