Swifti thyen rekordin personal
23 gusht 2018
| 11:10
Taylor Swifti e ka thyer rekordin si femra me turneun më të madh në Amerikë, rekord të cilin e ka mbajtur vetë në të kaluarën.
Këngëtarja 28-vjeçare momentalisht është duke performuar në kuadër të turneut të saj Reputation Stadium dhe deri më tani ka grumbulluar 191.1 milionë dollarë, shkruan “Billboard”.
Ajo edhe më parë e vendosi rekordin për turneun më të madh me të ashtuquajturin 1989, i cili grumbulloi 181.5 milionë dollarë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Deri më tani 1.489.904 njerëz kanë paguar për të marrë pjesë në koncertet e saj dhe për të gjithë 27 data të planifikuara janë shitur të gjitha biletat.