
*Swissdiamond Romantica Boutique Hotel*, edhe një anëtar i ri i zingjirit “SWISSDIAMOND”
Biznesmeni shqiptar, Behgjet Pacolli përkes llogarisë së vet në ‘facebook’, ka bërë të ditur se në qytetin piktoresk të Luganos-Ponte di Melide, është përuruar me krenari *Swissdiamond Romantica Boutique Hotel*, një anëtar i ri i zingjirit “SWISSDIAMOND”.
“I vendosur në një pozicion magjepsës buzë liqenit ne (Ponte di Melide), me pamje panoramike 360 gradë, ky hotel i jashtëzakonshëm përfaqëson një standard të ri në luks, elegancë dhe rehati”, ka shkruar Pacolli ndër tjera.
Njoftimi i plotë:
Sot në qytetin piktoresk të Luganos-Ponte di Melide, u përurua me krenari *Swissdiamond Romantica Boutique Hotel*, nje antar i ri i zingjirit “SWISSDIAMOND” një perlë e re mikpritjeje që do të bëhet destinacion i preferuar për mysafiret më kërkues.
I vendosur në një pozicion magjepsës buzë liqenit ne (Ponte di Melide), me pamje panoramike 360 gradë, ky hotel i jashtëzakonshëm përfaqëson një standard të ri në luks, elegancë dhe rehati.