Syla: A e ke pa Dardan Molliqajn, si t’ia kapsh dorën, dredhohet vetë
Analisti Valon Syla ka folur në emisionin Pressing lidhur gafat dhe populizmin e politikanëve.
Syla ka thënë se politikanët përcjellin sondazhet dhe veprojnë sipas rezultateve të tyre.
Ai ka ironizuar me Dardan Molliqajn, kryetarin e partisë jashtëparlamentare, PSD.
“Dardan Molliqaj hala sillet si opozita kryesore, si të hin ia rras shpullë policit, si t’ia marrsh dorën dredhohet vetë”, deklaroi ai.
Syla e ka kritikuar edhe ish-kryeministrin Abdullah Hoti, i cili, sipas tij, hante sandviç, duke kopjuar një veprim paraprak të Kurtit, i cili hante fasule krah një imami.
“Abdullah Hoti han sandviç, se Albini han pasul me hoxhën. Tash çu Abdullah haje një sandviç”, tha ai.
“Kjo është një propagandë. Liderët i këqyrin sondazhet. Për shembull, ka trend rritje islami, thonë çu të marrim anëtarë të mbuluar”, ka thënë ai.