Syla apelon për konsensus politik për draft-statutin final të “Trepçës”

25 janar 2019 | 16:26

Kryesuesi i Bordit të “Trepçës”, Ardian Syla, pas dhënies së dritës jeshile sot në Qeverinë e Kosovës dhe në Kuvendin e Kosovës, përkatësisht në Komisionin për  Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal,  ka thënë se ky vendim i sotëm paraqet progres për “Trepçën”, dhe se u hap rruga për dërgimin e Statutit të “Trepça”, sh.a. për në seancën plenare të Kuvendit të Republikës.

Gjë që pas votimit edhe në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës për draft-statutin e kësaj ndërmarrje parashihet që “Trepça”, të kalojë nga Ndërmarrja Shoqërore në Shoqëri Aksionare.

Syla po ashtu,  ka falënderuar anëtarët e Bordit Mbikëqyrës, Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik, Komisionin për Zhvillim Ekonomik dhe ka apeluar që të ketë konsensus të plotë nga të gjitha grupet parlamentare.

 

Postimi i plotë i Sylës:

Sot, në mbledhjen e mbajtur në Komisioni për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal,  u hap rruga për dërgimin e Statutit të “Trepça”, sh.a. për në seancën plenare të Kuvendit të Republikës së Kosovës, pas rekomandimit pozitiv të dhëna nga të gjithë deputetët e Komisionit.

E pas këtij votimi, ka mbetur vetëm edhe një hap deri në funksionalizimin e plotë të “Trepça”,  sh.a, e që është votimi  i Statutit të “Trepça sh.a”, nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, procedure kjo e paraparë me Ligjin për “Trepçën”.

Prandaj, duke falënderuar anëtarët e Bordit Mbikëqyrës, Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik, Komisionin për Zhvillim Ekonomik,  bëjë thirrje dhe apeloj që të ketë konsensus të plotë nga të gjitha grupet parlamentare gjatë votimit të draft- statutit në Kuvendin e Republikës së Kosovës, në seancën e paraparë për miratim të Statutit të “Trepça sh.a”.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, ka…