Syla: Me arritjen e marrëveshjes, ‘Trepçës’ i hapet rruga e regjistrimit si ndërmarrje
Kryetari i Bordit të Ndërmarrjes ‘Trepça’, Ardian Syla, pas arritjes së konsensusit në mes të Sindikatës së Pavarur të Minatorëve të Trepçës dhe Ministrit të Zhvillimit Ekonomik (MZhE), Valdrin Lluka, ka përshëndetur këtë marrëveshje dhe ka thënë se me anë të kësaj marrëveshje mundësohet realizimi i kërkesave të punëtorëve të “Trepçë”-ës, por sipas tij, më e rëndësishmja është se puna do t’i kthehet normalitetit.
“Gjithashtu, më këtë marrëveshje hapet rruga e regjistrimit të Ndërmarrjes ‘Trepça sh.a’ dhe zhvillimit të saj. Vetëm fryma e mirëkuptimit mundëson tejkalimin e çdo mos marrëveshje, prandaj përgëzoj gjithë punëtorët e Trepçës dhe Institucionet e vendit për këtë arritje”, ka shkruar Syla.
Postimi i plotë i Sylës në profilin e vet në “Facebook”:
Në emër të Bordit Mbikëqyrës të ‘Trepça sh.a’ përshëndes marrëveshjen e arritur mes Sindikatës së Pavarur të Minatorëve të Trepçës dhe Insitucioneve të Republikës së Kosovës. Më këtë marrëveshje ndërpritet greva si dhe mundësohet realizimi i kërkesave të punëtorëve të Trepçës, por më e rëndësishmja është se puna do t’i kthehet normalitetit.
Gjithashtu, më këtë marrëveshje hapet rruga e regjistrimit të Ndërmarrjes ‘Trepça sh.a’ dhe zhvillimit të saj. Vetëm fryma e mirëkuptimit mundëson tejkalimin e çdo mos marrëveshje, prandaj përgëzoj gjithë punëtorët e ‘Trepçë’ -s dhe Institucionet e vendit për këtë arritje.
Zgjidhja e çështjeve sociale përmes Ligjit është forma më e mirë që çështjet sociale të gjithë punëtorëve të “Trepçë”-s të zgjidhen njëherë e përgjithmonë.
Bordi Mbikqyrës i ‘Trepça sh.a’ do të jetë përherë përkrahës i kërkesave të punëtorëve të Trepçës.