Syla: Diskursi i Vjosa Osmanit është i ngjashëm me Prokurorinë e Hagës

04 prill 2023 | 21:43

Gazetari Valon Syla ka cituar aktakuzën e lexuar ndaj ish krerëve të UÇK-së në Gjykatën Speciale në Hagë, ku sipas tij thuhet se “këta persona nuk janë të dëshiruar në Kosovë”. Syla thotë se Marshi për Drejtësi tregoi se kjo nuk qëndron.

Ai gjithsesi thotë se ky diskurs i Gjykatës Speciale ngjan me atë të presidentes së Kosovës Vjosa Osmani.

“Sot ishte në përkujtim në Gjakovë. Një fjalë për UÇK-në nuk e përmendi. Nuk e ka përmend as në fjalimin e saj solemn kur u bë presidente”, tha ai në emisionin Pressing në T7.

“Ky diskursi anti-UÇK që bëhet nëpërmjet disa analistëve, disa mediave. Bota Sot është gazeta kryesore që e ka bërë këtë gjë. Ajo që po dua të them është se ky diskurs që e ka polarizuar nuk vjen nga UÇK, por prej njerëzve që sot janë edhe dëshmitarë. Që fshehën pas partive. Po e shohim që janë njerëz që ishin pjesë të shërbimeve”, shtoi ai.

Ai po ashtu kritikoi liderin e LDK Lumir Abdixhiku pse nuk e përkrahu marshin.

“Lumir Abdixhiku pse nuk po flet për këtë gjë. A nuk po mendon për këta njerëz. A nuk po mendon se mund të bëjë koalicion me ndonjërën prej partive”, përfundoi ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Analisti Sadri Ramabaja ka thënë në emisionin Pressing në T7…