Syla e PDK-së pezullon fushatën për hirë të të rënëve në masakrën e Reçakut
Kandidatja për deputete nga PDK-ja Aulona Syla, me numër 73 ka nderuar sot të rënët në Reçak.
Për hire të të rënëve në masakrën e Reçakut, ajo ka thënë se sot vendosi të pezullojë fushatën time gjatë gjithë ditës.
Syla ka deklaruar se masakra e Reçakut mbetet një plagë e pashëruar në zemrat tona, një dëshmi e sakrificës dhe dhimbjes që populli ynë ka përjetuar në rrugën drejt lirisë.
“Sot, në këtë ditë të dhimbshme, kujtojmë me respekt dhe dhembje Masakrën e Reçakut, ku 45 jetë të pafajshme u shuan në mënyrën më mizore”, u shpreh ajo.
Për hire të të rënëve në masakrën e Reçakut, ajo ka thënë se sot vendosi të pezullojë fushatën time gjatë gjithë ditës.
Postimi i plotë i Sylës në profilin e vet në “Facebook”:
Të dashur qytetar të Republikës së Kosovës,
Të nderuar bashkëvendës në komunën e Shtimës.
Sot, në këtë ditë të dhimbshme, kujtojmë me respekt dhe dhembje Masakrën e Reçakut, ku 45 jetë të pafajshme u shuan në mënyrën më mizore. Kjo ngjarje tragjike mbetet një plagë e pashëruar në zemrat tona, një dëshmi e sakrificës dhe dhimbjes që populli ynë ka përjetuar në rrugën drejt lirisë.
Për të nderuar kujtimin e viktimave dhe për të respektuar ndjeshmërinë e kësaj dite, unë vendosi të pezullojë fushatën time gjatë gjithë ditës.
Lavdi të rënëve të Reçakut! Kujtimi i tyre do të jetojë përgjithmonë!