Syla: Edita Tahiri për Vjosa Osmanin është ‘profesor-doktor’
29 prill 2021
| 22:30
Gazetari Valon Syla është përplasur me aktivistin Rron Gjinovci rreth potencialit të presidentes Vjosa Osmani.
Përderisa Gjinovci e ka përkrahur punën e Osmanit, për të cilën ka thënë se do të jetë unifikuese mes partive politike në raport me dialogun, ai ka thënë se Syla po tregohet ‘seksist’ veç pse Osmani është femër, transmeton Periskopi.
”Çka ka bo Vjosa Osmani deri sot ma trego veç një veprim që ka mbetë në histori ose ka me mbetë diçka në kujtesë. Sa për që është femër nuk ka lidhje me këtë punë, se ka femra sa të duash për shembull Edita Tahiri për Vjosa Osmanin është ‘profesor-doktor”’, i ka thënë Syla-Gjinovcit në T7.