Syla i AAK-së kërkon përgjigje nga Muhaxheri i LDK-së se “Bogolub Kariq ndërton qendër tregtare në Pejë”

10 dhjetor 2024 | 20:03

Sekretari Organizativ i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Gazmend Syla, ka reaguar ndaj pretendimeve të gazetës serbe “Kurir”, se Bogolub Kariq do të ndërtojë qendër tregtare në Pejë.

Syla ka kërkuar sqarime nga kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri.

“Kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri duhet të na përkthej dhe të na tregojë çka po ndodhë? Kariçt e kanë kallë Pejën, e kanë financu Millosheviqin, Peja e di këtë. Çfarë qendre tregtare? Çka është ky monstruozitet? Nuk e lejojmë kthimin e oligarkëve të Millosheviqit në Pejë”, ka shkruar Syla në Facebook.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe…