Syla i AAK-së: Presidentja Osmani pas fjalimit në Kuvend do të duhej të arrestohej për tradhti kombëtare

21 nëntor 2024 | 16:03

Sekretari organizativ i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Gazmend Syla, ka komentuar fjalimin që sot (e enjte) ka mbajtur presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në Kuvend.

Syla ka thënë se Osmani pas fjalimi do të duhet të ishte arrestuar për tradhti kombëtare, pasi sipas tij, ka qenë në dijeni të degradimit dhe e ka lejuar.

“Ashtu siç e ke tradhtuar partinë tënde, ashtu e ke tradhtuar edhe Kosovën. Njëherë tradhtare, gjithmonë tradhtare. Këtë e ke në gjak dhe në gjene. Pas këtij fjalimi sot në Kuvend, ti duhej të ishe arrestuar, sepse paske qenë në dijeni gjatë gjithë kësaj kohe për degradimin dhe tradhtinë ndaj Kosovës, ndërsa ti e ke lejuar dhe ke mbyllur njërin sy. Nëse nuk e ke ditur, je presidente”, ka shkruar Syla në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shqipëria me Sylvinhon në krye nuk është se zhvilluan një…