Syla i përgjigjet Zekës: Armend Mehaj nuk është shqiptar i mirë

24 mars 2021 | 20:45

Gazetari Valon Syla i ka reaguar gazetarit Milaim Zeka pas statusit ku e akuzoi Sylën dhe Periskopin se kinse kanë ndërmarrë një fushatë të egër ndaj Ministrit të Mbrojtjes, Armend Mehaj.

‘’Mili është simpatik edhe na paska kritikuar për Ministrin e diasporës të Mbrojtjes. Por, dalin faktet për të. Mu pas idhnu me gjasë që ja kam publiku fotot Donika Gërvallës me Enver Hoxhën tu e përqaf, ndërsa Mili i ka jep lule Enver Hoxhës. Ndoshta të dytë me zor, e kanë traumë tash. Por ska lidhje. Mili, Armend Mehaj nuk është shqiptar i mirë. Asnjë vend në botë një oficeri të huaj, s’ja jep detyrën e të parit në Mbrojtje e ushtri. Atë ja jep veç Albin Kurti edhe ti e mbron‘‘, ka shkruar ndër të tjerash Syla në Facebook, transmeton Periskopi.

Ai ka thënë se nuk janë armiq me Milaim Zekën, duke e këshilluar që të ruhet prej miqve që po i mbron.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ka filluar ndeshja miqësore në mes Përfaqësueses së Kosovës në…