SYLA KA QENË I JASHTËZAKONSHËM
Ismet Sylejmani
I dashur Axha Osman!
Edhe kjo të ra hise!
Të gjithë e dijmë se vdekjet janë proces që kanë me na marrë secilin me rend, por në shtëpinë Tënde pas vrasjes së Afrim Zhitisë nuk ka qenë dashur me pasë vajë e gjamë, dhembje e mërzi!
Familja e Jote Axha Osman dhe familja e Afrim Zhitisë, familja e Fahri Fazliut ka qenë familje simbol për luftën, për veprimtarët, për luftëtarët e lirisë e për atdhetarët!
Ne jemi rritur këtu, ne kemi ardhur edhe kur nuk na keni njohur, edhe kur nuk na keni ditur cilët jemi!
Dhe tash 20 vite pas luftës, me dhembje jemi të detyruar me ardhë këtu me respekt, me ndarë dhembjen bashkë me juve, poooor, e rëndë, Ti i ke dhënë Atdheut shumë!
Edhe Babën, edhe Djalin, vend ku njerezit kanë bërë pelegrinazh!
Janë ardhur e janë burrnuar në shtepinë Tënde, kanë dalur nga këtu dhe jam shumë i sigurtë se populli shqiptare i ka familje të pakta në të cilat kanë hyrë shumë heronjë,shume dëshmorë, shumë komandantë, por edhe kanë përfunduar udhëheqës të Atdheut, heronjë, dëshmorë të Atdheut, ministra e kryeministra e presidentë!
Mendoj që familjes zhitia i takon që edhe përmes kësaj dhembje që i ka pllakosur, me qu mesazh te gjeneratat e reja, te populli i krahinës së Llapit, edhe i pjesëve tjera të Kosovës, edhe i viseve më largë, me e mposhtë dhembjen!
Syla ka qenë i jashtëzakonshëm!
Është zakon kur të vdesin njerëzit, me folë për njerëz kur nuk kanë vlera e vyrtyte!
Por Sylë Zhitia ka qenë i mrekullueshëm, por sigurisht se do të kishte qenë edhe më i jashtëzakonshëm po të mos e kishte penguar fama e Sylës t’madh, gjyshit të Tij, e edhe madhështia dhe heroizmi i udhëheqësit Afrim Zhitia!
Ne krejt e kemi dashur, jemi shumë këtu që e kemi dashur dhe e kami pasur mik për shpirtë, ai ka qenë i këndshem, i ambël, oratorë, i respektueshëm!
Unë ju thashë një ditë shokëve, se Syla ka qenë në mesin e djemëve dhe njerëzve të rrallë që nëse të ka njohur është quar dhe publikisht të ka pershendetur dhe të ka përshendetur të madhe dhe ju ka treguar të madhe se kush je, dhe nëse ke pasur një vlerë apo kualitet njerëzorë!
Dhe ka qenë për nderë që jemi shoqëruar me Të, ndjejmë dhembje, e ndajmë bashkë me juve, dhe sinqerisht nëse ka kuptim fjala që kur të vdes dikush se është e pabesueshme, atëherë unë nuk po mundem me besu se Syla nuk është më!
Por duhet të pajtohemi, unë ju shpreh ngushllime edhe njëherë sinqerisht, behuni të fortë dhe na jepni edhe neve forcë nga dhembja juve, ta shohim se si e përballojnë njerëzit një vdekje që nuk është me rend, që nuk është me vend, por ja që jeta nuk pyet!
Dhembje!…
Llugë, 20 Maj 2020!
Me ftesë të vëllaut të Sylës, shokut Naim Zhitia, mbajta një fjalë rasti në tendën e pritjes, në nderim të ndarjes nga jeta të Sylë Zhitisë, në darkën e shtruar në përfundim të pritjeve për ngushllim!