Syla: Kësi marshi s’ka pasë nga viti 1989, Albin rrenci, a po e sheh? Vetëmenaxhoje tash
02 prill 2023
| 16:32
Gazetari Valon Syla ka thënë se tubim më masim se ky i sotmi në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, nuk ka pasur që nga demonstratat e përgjakshme të vitit 1989.
Ky tubim, sipas Sylës, reflekton edhe pakënaqësinë e qytetarëve ndaj qeverisjes.
“Kësi tubimi masiv, civil dhe qytetar nuk ka pasur në Kosovë nga viti 1989 e deri më sot me 2 prill 2023. Në këtë tubim poashtu përpos kërkesës për drejtësi për UÇK’në, Thaçin dhe Veselin… reflekton edhe paknaqësinë kosovare ndaj ngjarjeve, qeverisjes të dobët dhe mashtrimeve”, ka shkruar Syla.
“Liria ka Emër. Albin Rrenci, a po e sheh? Vetëmenaxhoje tash…”, ka shtuar Syla.