Syla komenton deklaratat e Osmanit: Tipike e OJQ-ve amatere
17 mars 2021
| 21:15
Analisti Valon Syla i është përgjigjur Vjosa Osmanit për deklaratat e saja në BBC për krimin e korrupsionin në Kosovë.
Ai këto deklatrata të Osmanit i ka quajtur sjellje “tipike të OJQ-ve amatere”.
Madje ka thënë se kjo është gjuhë ashtu si e Beogradit zyrtar dhe Sputnikut.
Postimi i plotë:
Vjosa Osmani në Tiranë na boni horë. Tash në BBC po kallxon që jemi shumë të korruptuar. Kjo është sjellje e tipit OJQ’ve amatere, ashtu siç flet Beogradi Zyrtar, diçka si Sputniku poashtu.
Nuk e bënë këtë një lidere.