Syla: Kurti po na ruan nga Amerika dhe po ia falë të gjitha Serbisë, kështu nuk do ta ketë gjatë

06 nëntor 2022 | 16:56

Gazetari Valon Syla ka shkruar se kryeministri Albin Kurti “po i jep municion Serbisë së Vuçiqit” me veprimet e tij politike.

Syla ka shkruar në “Facebook” se Kurti “po na ruan nga Amerika” sepse, sipas tij, Kurti mendon se “jemi të rrezikuar nga ta se po kërkojnë shumë nga ne”.

“Albini po ja fal të gjitha Serbisë për një ditë, marrëveshje të cilat diplomacia kosovare me mezi i bindi serbet ti veshin uniformat e policisë, të punojnë në gjykata kosovare, të mbajnë elemente të shtetit të Kosovës”, ka shkruar Syla ndër tjerash.

Syla beson se Kurti “nuk do ta ketë gjatë”.

“…Ky është vetëm një fillim për fundin e Kurtit. Kosova e Pavarur u bë shtet në partneritet me perendimin. Edhe atëherë Kurti s’ishte me këtë mendësi. Një send e di, që Kryeministri jonë, nuk është bash i joni”, ka shkruar Syla.

Postimi i Valon Sylës:

Albin Kurti po luan ‘rulet rus’ me Kosovë

Një pjesë e diplomacisë perendimore, dhe një pjesë e popullit kosovarë duke mbështetur Albin Kurtin, ja dhanë dy alltia… një me ujë, njo me strujë…

E ai tash me alltia me ujë po luan ‘rullet rus’ duke rrezikuar me fatin e krejt neve dhe atyre aleatë të Kosovës që ja dhanë mundësinë, diplomatike dhe elektorale. Ai sillet kështu sepse e ka KFOR’in, dhe bazat amerikane këtu. Po mos të ishin sigurisht se do ti kthente sjelljet e tij të vitit 1999, duke dhënë dorëheqje dhe duke u zënë rob si aktivist paqe. Ashtu siç në vitin 1999 e ktheu edhe e degradoi gjendjen në Veri të Kosovës, koplet të pikën zero.

Fajin për shkatërrimin e krejt përpjekjeve të deritanishme diplomatike kosovare, po mundohet me ja lënë opozitës, që e kanë lonë ‘keq’ kishe Kosovën. Dhe të gjithë këtë pas disa sulmeve me facebook të opozitës kosovare po rren se në Veri e bëri Kurti dhe Sveçla namin.

Çka u bo bre? Cka keni bo?

Por atje, në Veri po hyn pa amerikanë, madje kundër tyre me të cilët po sillet kishe po e ruan edhe Kosovën nga Amerika.

Tash paramendo, po na ruan Kurti neve nga Amerika sepse jemi të rrezikuar nga ta se po kërkojnë shumë nga ne.

Në fakt krejt këto që po i bënë Kurti po i jep municion vetëm Serbisë së Vucicit, i cili në Veri, po e luan lojën tonë kosovare të dikurshme. Ai po e kopjon lojën e sistemit paralel të Ibrahim Rugovës dhe shoqërisë civile, kur vititet 90′ të gjithë u solidarizuan dhe mos i pranuar insitucionet e dhunshme të Millosheviqit.

O Albin, o napoleoni jonë i vogël me KFOR’in përpara. A po të kujtihen deklaratat anti NATO në dokumentarë serb nga Vetëvendosja?

Albini po ja fal të gjitha Serbisë për një ditë, marrëveshje të cilat diplomacia kosovare me mezi i bindi serbet ti veshin uniformat e policisë, të punojnë në gjykata kosovare, të mbajnë elemente të shtetit të Kosovës.

Militantat fallc të paguar nga Vetëvendosje po bëjnë presion nga zori, që oficerët e tij po e ndjejnë dhe po e shohin dështimin e tyre para syve.

Por ky është vetëm një fillim për fundin e Kurtit.

Kosova e Pavarur u bë shtet në partneritet me perendimin. Edhe atëherë Kurti s’ishte me këtë mendësi. Një send e di, që Kryeministri jonë, nuk është bash i joni…

Dhe kështu nuk do ta ketë gjatë. Nuk do ta ketë mirë e as mbështetjen e diplomacisë perendimore, nga serbet lokal jo se jo, por as me ata kosovarë që vendin e prunë deri këtu, në Republikë, Pavarësi e integrim të Veriut pjesërisht, por aq sa ishte e mundur se është punë e vështirë, për të mirë e për të keq, të cilin Kurti do me humb me rulet rus, për popullizëm patetik nacionalist, për një grusht vota, të cilat po i humb nga paaftësia me qeverisje të keqe, ministra të dobët dhe jokometencë totale.

Kqyrni futboll tash, se vendi është në duar të sigurta. Për ne kujdeset Komandant Sveçla, pa amerikan, por duke u mshef mas hijeve të uniformave të KFOR’it.

Papaka.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Për ish-presidentin Ilir Meta zhvillimet e një dite më parë…