Syla: Liderja “Guxo” nuk guxoi t’i mbrojë liderët e UÇK – së

16 tetor 2021 | 11:45

Gjatë ditës së djeshme, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka raportuar në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

Gjatë paraqitjes së saj ka pasur shumë replika me ministrin serb të Punëve të Jashtme, Seljakoviqin.

Megjithate presidentja e vendit fare nuk ka replikuar me ministrin serb për akuzat që ky i fundit iu bëri krerëve të UÇK-së, e ish presidentit Thaçi, të cilin e quajti “kasap i Ballkanit”. Për këtë shkak i menjëhershëm ka qenë reagimi i ish-këshilltarit të Thaçit, Ismail Syla në profilin e tij në “Facebook”.

Syla ka thënë se “Lista “Guxo” ka prirje natyrore të gabojë ndaj vlerave të UÇK-së në mbledhjet e Këshillit të Sigurimit të OKB-së.”

Postimi i plotë i Sylës:

Lista “Guxo” ka prirje natyrore të gabojë ndaj vlerave të UÇK-së në mbledhjet e Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Dje liderja “Guxo” lejoi pa replikë që liderët e UÇK-së të identifikohen me sintagmën  “kasapë të Ballkanit”.

Shprehja “kasap i Ballkanit” është prodhim autokton i politikës agresive të Millosheviqit, që terrorizoi gjithë popujt e Ballkanit, sllovenët, kroatët, boshnjakët dhe shqiptarët e Kosovës.

Liderja “Guxo” nuk guxoi t’i mbrojë liderët e UÇK – së.

Nuk përgënjeshtroi ministrin me mbiemër serb Seljakoviq,  që në shqipe do t’i binte – Katundaraj.

Distancimi ndaj UÇK-së nuk kompenzohet me patriotizëm patetik.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë (KQZ) ka nisur të…