Syla: Ma shumë kushton një mindil i Arben Vitisë, sesa shtesat ditore për mjekët e infermierët

25 gusht 2021 | 20:45

Gazetari Valon Syla ka shkruar edhe një kritikë për Ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia.

Pas vendimit të fundit të Qeverisë në lidhje me shtesat prej 60 eurove për profesionistët shëndetësor, Syla ka thënë se më shtrenjtë kushton një mindil i ministrit Vitia, sesa shtesat ditore për mjek.

Lexoni reagimin e plotë:

O ku je Arben Vitia?
‘Mindili’ paska vendosë që ditën e 1 doktori që lufton me pandeminë ta paguaj 2.4 Euro për ditë. Pra, 30 cent shtesë në orë për doktorat që luftojnë kundër pandemisë. Në anën tjetër po i then rekordet me 2541 të infektuar.

Me një fjalë, ma shumë kushton një mindil i setrave të Arbenit që i ndryshon çdo ditë sesa paga ditore e mjekëve e infermierëve që çdo ditë përballen me virusin. Picillavu, Picillavu… ka me tu pëtkthy në vota shpejtë.

#albanologji #mindili #doktori

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Largimi i mjekes Najada Çomo nga lista e deputetëve socialistë…