Syla: Me heqjen e taksës, Kurti i dha kredit Thaçit të flas në emër të Kosovës
03 mars 2020
| 15:21
Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Gazmend Syla, ka thënë se kryeministri Albin Kurti, me heqjen e taksës e ka përjashtuar vetën që të flasë në emër të Kosovës.
Ai ka thënë se këtë të drejtë, Kurti ia ka dhënë presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.
“Albini e përjashtoj vetën dhe Kosovën me heqjen e taksës, duke i dhënë kredit Presidentit që të flasë në emër të Kosovës. Vepro sa s’është bërë vonë kryeministër!”, ka shkruar Syla në llogarinë e vet në “Facebook”.