Syla: Minatorët e ngujuar jashtë rrezikut për jetë

22 janar 2019 | 13:55

Minatorë e “Trepçës”, kanë mbetur të ngujuar nëpër horizontet e kësaj miniere si pasojë e djegies së trafos kryesore që ndodhet në Parkun e biznesit në Mitrovicë.

Kryesuesi i bordit të kësaj ndërmarrje Ardian Syla, ka thëne për gazetën “Epoka e re”, se minatorët janë jashtë rrezikut për jetë, pasi kanë ventilim dhe ajrosje dhe se janë duke shikuar mundësit alternative përmes një trafostacioni tjetër që ata të nxjerrën nga horizontet.

“Po, ata kanë mbet poshtë pasi ishte ndërrimi i parë, janë jashtë rrezikut për jetë nga informacionet që kemi të gjitha ekipet emergjentë janë atje dhe presim që shumë shpejtë të nxjerrën jashtë dhe të rifunksionalizohet lifti”,  u shpreh Syla.

 

/Epoka e re/A.MAVRAJ

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Për krejt ata që dëshirojnë me vizituar Stambollin me “duar…