Syla: Mos u gëzoni, arrestimi i Radoiçiqit është film
03 tetor 2023
| 16:56
Analisti Valon Syla ka komentuar arrestimin e Milan Radoiçiqit nga autoritetet serbe.
Ai ka thënë se ky është vetëm një film i autoriteteve serbe.
Syla ka shkruar në “Facebook” se në fund të procesit, gjykatat serbe do ta lirojnë Radojçiqin si të pafajshëm.
“Mos u ngutni, se arrestimi i Radoçiqit është film. Në fund del të gjykatat serbe se ai e paska mbrojtur integritetin territorial të Serbisë në Kosovë, sepse ashtu e parasheh edhe Kushtetuta. Mos u ngutni mu gëzu e mi hongër forët se marut”, ka shkruar Syla.