Syla në prag të 13-vjetorit të pavarësisë së Kosovës publikon fotografi me Thaçin
16 shkurt 2021
| 18:10
Ismail Syla, ish-këshilltar i Presidentit Hashim Thaçi, në vigjilje të 13-vjetorit të pavarësisë së Kosovës, ka publikuar një fotografi të shtëpisë muze në Bërdo të Sllovenisë ku janë vënë themelet e shtetit slloven.
Në fotografi shihet ish-presidenti Thaçi gjatë vizitës që i kishte bërë kësaj shtëpie.
Siç dihet, Sllovenia ka shpallur pavarësinë e saj nga Jugosllavia në vitin 1991.