
Syla: Një ndër treguesit e një shoqërie të frustuar, reagimet në rrjete sociale
19 mars 2025
| 14:16
Psikologia klinike Atifete Syla, njëherësh psikoterapeute, e cila me vëmendje përcjell dukuritë e ndryshme të të rinjve në rrjete sociale, në llogarinë e vet në “Facebook” ka shkruar: “Një ndër treguesit e një shoqërie të frustuar dhe të dëshpëruar janë reagimet që bëhen në rrjete sociale. Si pasojë e tyre, një ndër format për ta zbrazur këtë mllef dhe frustrim janë reagimet, komentet të cilat kanë përmbajtje vulgare, agresive, fyese dhe denigruese. Për fatin tonë të keq, në këtë mes zë vend edhe shoqëria jonë”.