Syla për deklaratën e Kurtit në Bruksel: I barazoi çetnikët dhe UÇK-në
Gazetari Valon Syla, në emisionin Pressing të T7, ka komentuar deklaratën e kryeministrit Albin Kurti në Bruksel, ku sipas tij, Kurti tha se UÇK-në dhe çetnikët nuk po i ndanë.
Syla gjithashtu tha se Kurti po flet sikur të jetë kryeministër i UNMIK-ut, shkruan Express.
“Më shumë po duket një fjalim i një kryeministri të UNMIK’ut, ose të ‘Krahinës Socialiste të Kosovës’, e jo të Kosovës. Ai po barazon, UCK-në me krimet e Ballkanit. Ai nuk po bën ndarje. Po thotë “Të gjithë kriminelët e Ballkanit Perëndimor”. Kur ka cu letër Albin Kurti, vetëm Rexhep Selimit i ka cu letër”, është shprehur Syla.
Tutje, Syla tha se me këtë qasje Kurti po thotë se çdo faj po ua adreson krerëve të UÇK-së.
“Tash po don ta ruajë një narracion të ri duke thënë se tash duke i luftuar këta të Hagës, luftohet oligarkia dhe korrupsioni, e gjendjet fajtori i përhershëm”, ka thënë Syla.
“Me këtë qasje, Kurti po do të thotë se për cdo faj këtu, janë këta të UCK-së. Njëfarë mënyre çetnikët dhe UCK’në po i barazon sepse nuk po i ndan”, shtoi Syla.