Syla po merr pjesë në konferencën ‘Global Defence Helicopter 2024’ në Poloni
22 tetor 2024
| 15:53
Zëvendësministri i Mbrojtjes, Shemsi Syla po zhvillon një vizitë zyrtare në Poloni, ku po merr pjesë në konferencën e 11-të të “Global Defence Helicopter 2024”.
Syla theksoi se kjo pjesëmarrje thekson angazhimin e Kosovës për të realizuar objektivat e Ministrisë së Mbrojtjes dhe Planin Gjithëpërfshirës të Tranzicionit të FSK-së që përfshin forcimin e kapaciteteve mbrojtëse dhe bashkëpunimin me aleatët ndërkombëtarë, për të siguruar stabilitetin dhe sigurinë rajonale.
Kjo konferencë, me pjesëmarrjen e më shumë se 100 kompanive dhe 700 përfaqësuesve nga mbi 60 shtete, është një platformë e rëndësishme për diskutimin dhe shkëmbimin e njohurive në fushën e mbrojtjes dhe aviacionit.