Syla pyet Krasniqin nëse QKUK-ja ka plan për trajtimin psikologjik të punëtorëve shëndetësorë pas Covidit
Tekniku i anestezionit në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës (QKUK), Senad Syla, ka thënë se punëtorët shëndetësorë që janë të angazhuar në klinikat Covid janë duke ballafaquar me probleme të shumta, sidomos në aspektin emocional dhe atë fizik.
Syla ka thënë se nuk është aspak e lehtë për punëtorët shëndetësorë të punojnë në rrethana kur gjatë një ndërrimi kanë vdekur nga Covidi 7-8 persona.
Me këtë rast, ai në emisionin “Kojshia Show” ka pyetur drejtorin e QKUK-së, Valbon Krasniqin, nëse kanë ndonjë plan për trajtimin psikologjik dhe psikiatrik të punëtorët shëndetësorë që kanë punuar në klinikat Covid.
Ndërsa drejtori i QKUK-së, Valbon Krasniqi, ka thënë se për momentin nuk kanë një plan konkret rreth kësaj çështje, por se një gjë e tillë është diskutuar.
Për më shumë shikojeni videon: