Syla: Qeveria e ardhshme ta ketë në fokus zhvillimin dhe rivitalizimin e “Trepçës”

21 gusht 2019 | 20:40

Anëtarët e Bordit Mbikëqyrës të “Trepçës”, kanë vizituar sot minierën e Stantërgut, për t’u njoftuar nga afër me kushtet e punës. Nga ku u tha se “kushtet e punës janë të rënda për minatorët”.

Me këtë rast, kryesuesi i Bordit të “Trepçës”, Ardian Syla, ka thënë se minatorët e “Trepçës”,  janë të përkushtuar në arritjen e qëllimit dhe objektivave, përkundër kushteve të rënda të punës.

Ai ka apeluar që qeveria e ardhshme ta ketë objektiv rimëkëmbja dhe rivitalizimi e ‘Trepçës’. “Me sistematizimin dhe riorganizimin e ri të ndërmarrjes “Trepça” sh.a., minatorët e “Trepçës”,  do të jenë më të privilegjuarit në të gjitha aspektet”, ka shkruar Syla, duke shtuar se qeveria e ardhshme duhet ta ketë në fokus rimëkëmbjen dhe rivitalizimin e “Trepçës”.

Image may contain: outdoor

“Sot, së bashku me anëtarët e Bordit Mbikëqyrës vizituam minierën e Stantërgut për tu njoftuar për së afërmi me kushtet e punës,  si dhe rrjedhën e prodhimit. Minatorët e Trepçës janë të përkushtuar në arritjen e qëllimit dhe objektivave edhe përkundër kushteve të rënda të punës, prandaj janë edhe pasuria më e madhe e ndërmarrjes Trepça. Me sistematizimin dhe riorganizimin e ri të ndërmarrjes “Trepça” sh.a., minatorët e Trepçës do të jenë më të privilegjuarit në të gjitha aspektet”, ka shkruar Syla, duke shtuar se qeverisja e ardhshme duhet ta ketë në fokus rimëkëmbjen dhe rivitalizimin e “Trepçës”, si dhe zgjedhjen e problemit të çështjeve sociale me Ligj të veçantë, ashtu siç ishte paraparë në mandatin e qeverisë tani në dorëheqje. “ “Rimëkëmbja dhe rivitalizimi i Trepçës është i domosdoshëm, prandaj çdo qeveri e ardhshme duhet që të kthejë fokusin nga ndërmarrja Trepça përmes zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik si dhe zgjidhjen e problemit të çështjeve sociale përmes ligjit të veçantë. Me Fat!”.

Image may contain: night and outdoor

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e Kosovës ka sekuestruar një sasi të madhe të…