Syla: Qeveria Kurti i ka shpall luftë gjysmës së Kosovës
Gazetari Valon Syla ka kritikuar qeverinë Kurti se është duke e nxitur rikthimin e grevës, duke bllokuar pagesën e pagave për ata që kanë qenë në grevë.
Sipas tij, dykuptimësia e ligjeve ka bërë që qeveria të mos i paguajë grevistëve. Syla ka thënë se qeveria do ta humb betejën nëse paditët nga grevistët
“A u kurthun apet qeveria a? S’po i qesin rrogat. Hajde tash kallxoni kush pe bllokon përnime arsimin. Sindikata lëshoj pe, e ju po shihet që jeni fortë të ligë. As keni dashtë zgjidhje, as nuk keni bo dhe po e nxitni grevën me u kthy. Dykuptimësia e ligjeve, jo bon mos me ja qit rrogat grevistëve, jo s’bon, me gjyq si rast e humb qeveria nëse paditet… I keni shpallë luftë ma shumë se gjysmës së Kosovës… keni me shkelë keq”, ka shkruar Syla në llogarinë e vet në “Facebook”.