Syla: Serbia i vrau 1024 fëmijë në Kosovë
06 qershor 2024
| 21:19
Historiani Sabit Syla tha në Pressing në T7 se 1024 fëmijë janë vrarë nga forcat serbe gjatë luftës në Kosovë.
Ai këtë shifër e dha teksa po diskutonte mbi temën “krimet e Serbisë në Kosovë”.
“Tek fëmijët ne e kemi një shifër që është diku 1024 fëmijë të vrarë, ku 109 prej tyre figurojnë të zhdukur. Në këtë drejtim normalisht duhet dhënë përgjegjësia, përgjegjësia është tek organet kompetente të Serbisë ku do veçoja përgjigjësinë e nivelit të komandës së përbashkët që është themeluar në vitin 1998”, tha Syla në Pressing, transmeton Express.