Syla: Serbia kurrë s’ka qenë më e pushtetshme në Kosovë se në këta tre muaj
Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga AAK-ja, Gazmend Syla, ka deklaruar se për tre muaj të qeverisë Kurti, Serbia kurrë nuk ka qenë më e pushtetshme në Kosovë që nga shpallja e pavarësisë.
Syla thotë se falë qeverisë Kurti, Serbia e ka ngritur dukshëm imazhin e vet në botë.
“U nxit urrejtje ndërshqiptare deri në thirrje për vëllavrasje. Shumë aktivistë të VV-së tënde e deri në kryetar komune, u intervistuan nga policia për këtë shkak. Fal jush, klima politike në vend, kurrë nuk ka qenë më e acaruar.
U fye Lufta Çlirimtare dhe UÇK-ja, Dëshmorët dhe Martirët, në mënyrë të paparë këto dy dekada.
Raporti me SHBA e shtetet mike nuk mbahet mend të ketë qenë në pikë më të ulët”, ka shkruar Syla.
Shkrimi i plotë:
Në tre muajt e qeverisë Kurti:
– Serbia kurrë nuk ka qenë më e pushtetshme në Kosovë, që pas pavarësisë. Ndërkohë që fal jush z. Kurti, Serbia e ngriti dukshëm imazhin e saj në botë.
– U nxit urrejtje ndërshqiptare deri në thirrje për vëllavrasje. Shumë aktivistë të VV-së tënde e deri në kryetar komune, u intervistuan nga policia për këtë shkak. Fal jush, klima politike në vend, kurrë nuk ka qenë më e acaruar.
– U fye Lufta Çlirimtare dhe UÇK-ja, Dëshmorët dhe Martirët, në mënyrë të paparë këto dy dekada.
– Raporti me SHBA e shtetet mike nuk mbahet mend të ketë qenë në pikë më të ulët.
Qeveri e shpresës apo zhgënjimit?