Syla ‘sfidon’ Kurtin: Përmende një emër të madh që u arrestua për korrupsion
09 janar 2023
| 17:23
Kryeministri Albin Kurti postoi në “Facebook” një shkrim me një fotografi si përmbledhje e punëve të Qeverisë gjatë vitit 2022 në fushën e sundimit të ligjit. “Qeveria kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit”, e titullon Kurti vitin e qeverisjes së tij.
Analisti Valon Syla i ka bërë një pyetje publike Kryeministrit Kurti lidhur me deklarimin e tij të fundit. Ai i kërkon Kurtit ta përmend një “emër të madh” që është arrestuar për krim dhe korrupsion gjatë qeverisjes së tij.
“Albin Kurti po lavdërohet se e çrrënjosi krimin e organizuar për këto 2 vite në vend. Atëherë, një pyetje publike për Kryeministrin Kurti. Pyetja është; Kush u arrestua për krim e korrupsion për këto 2 vite në Kosovë. Përmende një emër të madh?”, ka shkruar Syla.