Syla: Shqipëria na ka ofruar 500 doza të vaksinës për punonjësit shëndetësorë

18 mars 2021 | 22:23

Blerim Syla, kryetar i Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës, ka bërë të ditur se është telefonuar nga kryeministri Edi Rama dhe u janë ofruar 500 doza të vaksninës për punonjësit shëndetësorë në Kosovë.

Syla ka thënë se së bashku me menagjmentin që nga sonte kanë filluar të përpilojnë listat.

Ai ka thënë se së apri pritet ta marrin vaksinën punonjësit shëndetësore që janë në vijën e parë të frontit me Covid.

Njoftimi i plotë:

NJOFTIM PER PUNETORET SHENDETESOR

Të nderuar pas shumë përpjekjeve sot kam marrë një telefonat nga Kryeministri i Shqipërisë Zoti EDI RAMA i cili më konfirmoj sigurimin e vakcinave të para për punëtorët shëndetsorë të cilat do ti marrin në Kukës.Fillimisht numri i tyre është rreth 500 doza.Federata së bashku me menagjmentin nga sonte ka filluar të përpilojmë listat , kuptohet së pari për punëtorët që janë në vijën e parë të frontit me Covid 19.

Poashtu nesër Unë si përfaqësuses i punëtorëve të shëndetësis se Kosovës do të shkoj në Tiranë për detalet teknike me qëllim të realizimit të këtij procesi.Transportin deri ne Kukës do ta organizoj FSSHK (për detale ju njoftojmë me kohë).

Te nderuar me lejoni që në emrin tim dhe tuaj ta faleminderoj Kryeministrin Rama si dhe Ambasadorin e RKS në Tiranë zotin Nait Hasanin duke mos i harruar edhe të tjerët për të cilet do të flasim në ditët në vijim.NA PRIFT E MBARA.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nënkryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka thënë se kjo parti…