Syla: Statuti i ri e bashkon “Trepçën” (Video)
Kryesuesi i Bordit të Trepçës, Ardian Syla, në një intervistë për emisionin “EKONOMI” me gazetarin Lulzim Ahmeti, ka folur për gjendjen në të cilën gjendet Trepça si dhe për mundësit që krijohen pas miratimit të Statutit të ri nga Kuvendi i Kosovës dhe shndërrimit të Trepçës në Shoqëri Aksionare .
Sipas tij, pas grevës së punëtorëve dhe pakënaqësive të tyre, gjendja është qetësuar dhe puna vazhdon pa probleme.
Syla ka thënë se në Statutin e “Trepçës”, janë përfshirë 13 njësi nga 3 njësi që kanë qenë në Ligjin për “Trepçën”, të miratuar në vitin 2016.
“Ligji e parasheh si një “Trepçë” të vetme. Ligji ka paraparë minierat me flotacione Stantërg, Artanë dhe Kishnicë si dhe minierat me flotacion në Kopaonik që realisht janë minierat në veri. Ligji e parasheh si një Trepçë të vetme, por në realitet nuk ka ndodhur për shkak të mungesë së regjistrimit të ndërmarrjes dhe miratimit të Statuti deri më tani. Por njëjtë sikur Ligji edhe Statuti e ka paraparë që “Trepça”, të funksionojë si e vetme”, ka thënë Syla.
https://www.facebook.com/telegraficom/videos/300487087328436/?t=1
Ai ka treguar se me Ligj janë paraparë tre njësi të shndërrohen në ndërmarrje shoqërore.
“Ligji për “Trepçën”, është miratuar në vitin 2016, i cili rregullon ndërmarrjen publike. Statuti është derivat i Ligjit, e kemi bërë konfrom ligjeve për ndërmarrjet publike. Ligji ka paraparë vetëm tre njësi që shndërrohen në ndërmarrje shoqërore, ndërsa pjesa tjetër është duke u shikuar që të përfshihet. Ligji parasheh tre njësi, ndërsa në statut janë 13 njësi”, ka shpjeguar kryesuesi i Bordit të “Trepçës”, Ardian Syla .
Ai ka thënë se pretendimet për borxhe në “Trepçë”, si dhe për pronat e saj jashtë me ligj është e paraparë që të merret Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP).
Ndryshe, Kuvendi i Kosovës i më 3 shkurt 2019 ka miratuar Statutin e “Trepçës” si Shoqëri Aksionare me pronar 80 për qind të aksioneve të Qeverisë së Kosovës dhe 20 për qind të punëtorëve të saj. /Telegrafi/