Syla: Testet nga Serbia janë të dyshimta, mjekët serb në Kosovë të paverifikuar

21 prill 2020 | 18:41

Kryetari i Federatës të Sindikatës së Shëndetësisë të Kosovës Blerim Syla ka reaguar lidhur me menaxhimin e koronavirusit nga institucionet e Kosovës.

Sipas tij, kjo shënon kulmin e papërgjegjësisë institucionale, kur sipas tij, testet e ardhura nga Serbia nuk u janë nënshtruar procedurave juridiko-administrative të doganës dhe si të tilla janë të dyshimta,.

Sipas tij, ai thotë se në Kosovë nga Maqedonia kanë arritur 2600 teste, origjina e të cilave thotë se nuk dihet.

Syla gjithashtu ka reaguar edhe për mjekët serbë që janë lejuar të operojnë në Kosovë duke thënë se ata nuk janë verifikuar.

Ky është postimi i tij i plotë:

-Ky është kulmi i papërgjegjësisë institucionale.

Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës, në cilësinë e kryetarit të Federatës të Sindikatës të Shëndetësisë së Kosovës jam i obliguar të reagoj në lidhje me dështimin shtetëror në dy çështje: VEMENDJE

1.) 1000 teste të ardhura nga Serbia nuk u janë nënshtruar procedurave juridiko-administrative të doganës sipas ligjit mbi donacionet, andaj si e tillë lene shumë dyshime për përdorimin e tyre (përgjegjës për këtë MSH, MPB, MPJ). Nga kanë ardhur, cfarë origjine kanë dhe si përdoren. Këtë pyetje po e shtroj që në të ardhmen mos ta FAJESOJNE IKSHPK-në dhe DEPARTAMENTIN e MIKROBIOLOGJISE për dështime eventuale, sepse ju si QEVERI keni dështuar ne zinxhirin komandues.

Në ndërkohë sipas burimeve tona në RKS përmes Maqedonisë kanë arrit 2600 teste, origjina e të cilave prapë nuk dihet. Çka po bëni, QEVERI E NDERUAR?

2.) Në Republikën e Kosovës kanë ardhur mbi 104 profesionistë të ashtuquajtur shëndetësorë nga Serbia të pa verifikuar. Kush do jep përgjegjësi për gabimet e tyre të qëllimshme apo të pa qëllimshme profesionale??? Me siguri që jo NE.

E di që po ju tingëllon politike por e kam një pyetje, ku është komiteti nacional për menaxhimin e kësaj pandemie?

Në fund FSSHK është duke e përcjell me vëmendje çdo lëvizje tuaj dhe do ngrejë kallëzim penal dhe moral për lëshimet që po i bëni.

Me anë të kësaj kërkoj përgjegjësi publike!.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Liga italiane e futbollit ka marrë aprovimin e 20 klubeve…