Syla: Tregtarët e energjisë numërojnë milionat, ndërsa Kosova mbetet me vetëm dy blloqe dhe në terr
16 dhjetor 2024
| 17:18
Analisti Valon Syla ka thënë se Kosova ka mbetur vetëm me dy blloqe, pasi që blloku B1 ka rënë.
Ai në Facebook tha se derisa Martin Berishaj i numëron milionat, Kosova mbetet përsëri në terr.
Postimi i plotë:
Edhe blloku B1 ra. Kosova ka mbet me 2 blloqe A4 edhe B2… përderisa Kosova mbetet përsëri në terr ku tregtarët regjional të energjetikës dhe sekserat si Martin Bershia i njehin milionat.
Albin Kurti ja paska therr në Slloveni bash te veni… as si dëshmitar i drejtësisë spo del. Me rëndësi na në terr, e ai me miliona kopalla.
Nipat dhe ish gratë në KOSTT, plus po ndikojnë me na hyp tarifat.
#albanologji #vv #kurti