Syla: “Trepça” së shpejti do të bëhet me kryeshef ekzekutiv
“Trepça” së shpejti do të bëhet me kryeshef ekzekutiv, këtë e ka bërë të ditur kryetari i Bordit të Trepçës, Ardian Syla.
Ai ka treguar se pas mbylljes së konkursit do të shqyrtohen veç e veç çdo aplikacion që i ka plotësuar kushtet.
“Po, është e vërtetë që ushtruesi i detyrës ka dhënë dorëheqje për arsye shëndetësore. Dorëheqja ka ndodhur para dy jave”, u shpreh Syla për “Telegrafi”-in.
Sipas tij, konkursi për kryeshef ekzekutiv të “Trepçës”, është i hapur dhe për pak ditë, shkruan Telegrafi.
“Bordi Mbikëqyrës do të ndërmarrë menjëherë gjitha veprimet e nevojshme për të vlerësuar aplikacionet e pranuara nga kandidatët potencial. “Trepça”, së shpejti do të bëhet me kryeshef ekzekutiv pasi që po bëhen më shumë se një vit që ndërmarrja “Trepça”, është duke funksionuar me ushtrues detyre për arsye të regjistrimit të ndërmarrjes”, ka thënë kryetari i bordit të “Trepçës”, Ardian Syla.