Syla: ‘Trepça’ u regjistrua me të gjitha njësitë dhe asetet sipas ligjit dhe statutit

11 mars 2019 | 09:09

Kryesuesi i Bordit Mbikëqyrës në “Trepçë”, Ardian Syla, ka thënë se kjo ndërmarrje është regjistruar si shoqëri aksionare me të gjitha asetetet dhe njësitë biznesore në tërë territorin e Kosovës. 

Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, ai ka thënë se njësitë biznesore dhe asetet siç janë minierat me flotacion kopaonik, metalurgjia e plumbit, laboratori në Zveçan, kompleksi administrativ në Zveçan, janë të përfshira në certifikatën e biznesit të “Trepça” sh. a. 

Syla ka bërë me dije se tani do ta fillojnë fazën e dytë të kompletimit të listës së aksionarëve në njësitë e tjera.

Sa u përket punëtorëve në veri, Syla ka deklaruar se me gjithë insistimin e institucioneve gjegjëse, që punëtorët në veri, t’i sjellin dokumentacionin për regjistrim si aksionar, ata kanë hezituar, mirëpo përkundër kësaj, sipas tij, janë regjistruar 70% e punëtorëve të “Trepçës” si aksionarë në 20 % që u takon me Ligjin për “Trepçën”. “Sfida e integrimit të pjesës veriore edhe në këtë aspekt, s’ka kaluar pa u vërejtur. Gjithsesi, bordi mbikëqyrës së bashku me MZhE-në ka bërë përpjekjet maksimale që nga fillimi i punës tonë për inkuadrimin e Minierave me Flotacion në Kopaonik, por që për arsye të ndryshme kanë refuzuar bashkëpunimin me Bordin Mbikëqyrës”, u shpreh ai.
Ai ka thënë se pas regjistrimit të ndërmarrjes “Trepça”, shoqëri aksionare pritët të ketë investitor të huaj, gjë që konkretisht i’u referuar mundësive potenciale të investitorëve kanadez.

(Intervistën e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të gazetës “Epoka e re”)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot u mbushën 38 vjet nga demonstratat e vitit 1981.…